Liban, Kryeparlamentarja Topalli kërkon njohjen e Kosovës
LIBAN- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë vizitës në Liban kërkoi nga autoritetet e Bejrutit njohjen e pavarësisë së Kosovës. Topalli e cilësoi rastin e Kosovës si një çështje "sui generis" duke theksuar se kufinjtë janë të pandryshueshueshëm.
Sipas kryetares së Kuvendit, është rasti që Libani të bëhet vendi i 88 që njeh pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Libanit, Najib Mikati premtoi se e kishte marrë shumë seriozisht çështjen e njohjes së Kosovës.
Biseda mes kryeministrit të Libanit dhe kryeparlamentares Topalli u përqëndrua edhe tek zhvillimet ekonomike dhe potencialet që ofron Shqipëria për investitorët e huaj.
(BalkanWeb)