E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH memorandun bashkëpunimi me Zyrën e Auditorit të Kosovës

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Zyrën e Auditorit të Kosovës, i cili parashikon intensifikimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj ka deklaruar se ky memorandum bashkëpunimi pason marrëveshjet që institucionet e larta të Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në këto vite.

Nga ana e tij kreu i Zyrës së Auditorit të Kosovës, Olofsson ka theksuar se ky memorandum bashkëkunimi është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›