Putin betohet si President

Vladimir Putin është betuar si President i Rusisë në një ceremoni luksoze që është zhvilluar në Kremlin.
Rreth 3 mijë të ftuar kanë marrë pjesë në këtë eveniment, përfshirë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetët e Dumas shetërore ruse, gjykatësit e Gjykatave Supreme dhe asaj Kushtetuese, dhe mysafirë të tjerë.
Në ceremoni ishin të ftuar dhe shefat e misioneve të huaja diplomatike, ish- kandidatët në zgjedhjet presidenciale dhe personalitete kryesore kulturore.
Ceremonia është transmetuar drejtpërdrejt në gjashtë kanale televizive dhe në tri radio duke filluar në ora 11 e 45 sipas kohës lokale në Moskë.
Prej sot nis mandat i tretë presidecial pas mandateve të parë nga 2000 deri në 2008.
Ky aktivitet u zhvillua një ditë pasi 20 mijë njerëz demonstruan kundër kthimit të Putinit në Presidencë.
Policia arrestoi më shumë se 400 njerëz, duke përfshirë udhëheqësit e opozitës Sergei Udaltsov, Aleksei Navalni dhe Boris Nemcov.
Zyrtarët thonë se të paktën 12 policë u plagosën në konfrontimin me protestuesit.
Megjithatë sipas analistëve, Putin përballet me një sërë problemesh: sistemi politik që ai krijoi ka shfaqur të çara, rritja ekonomike po ecën me ritme të ngadalta dhe dhuna në Kaukazin verior vazhdon.