E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës

Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se operacioni u krye në Bresciano dhe gjatë operacionit janë kryer disa arrestime dhe kontrolle.

Megjithëatë policia e vendit fqinj nuk ka bërë të ditur identitetet e të arrestuarve.

Banda trafikonte, lëndë narkotike, kryesisht kokainë nga Amerika e Jugut dhe Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›