Asnje i dyshuar per vrasjen e 62-vjecarit ne argjendari
Policia gjate gjithe dites se djeshme ka shoqeruar per te pyetur 50 persona. Nga pershkrimi i deshmitareve eshte ndertuar nje portret i ngjashem qe mund te kete autori
Ende asnje person i identifikuar per vrasjen mbremjen e se premtes ne kryeqytet. Gjate gjithe dites se djeshme policia ka vazhduar hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e gjurmeve te autorit por ende nuk ka te dhena konkrete. Blute e kryeqytetit kane shoqeruar mbi 50 persona ne komisariat dhe i kane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Jo te gjithe personat kane lidhje te drejtperdrejte me vrasjen por ne pyetje jane marre edhe persona te dyshuar per vjedhje me dhune. Shoqerimet filluan menjehere pas ngjarjes. Vec personave qe u gjeten ne vendngjarje u shoqeruan dhe nje numer i madh kontingjentesh me tendence per kryerjen e ngjarjeve te tilla kriminale si te dyshuar per grabitjen me pasoje vrasje.
Te dhena mbi identitetin e autorit
Shpresa se kamera e ndodhur ne argjendari do te mundesonte identifikimin e autorit u shua shpejt. Per shkak te nje defekti teknik rezultoi se rastesisht kamera kishte qene jashte funksionit kjo ka bere qe hetuesit te mos e kene te fiksuar skemen e vrasjes. Nga deshmitaret e pyetur policia ka mundur qe te ndertoje edhe identikitin e autorit te vrasjes se 62-vjecarit Rrapo Sinanaj babait te pronares se argjendarise qe mbeti i vrare mbremjen e se premtes. Sipas policise autori eshte nje i ri i moshes 28-30 vjec brun me trup mesatar. Ai ka hyre i maskuar ne argjendari me synimin per te kryer vjedhjen por ne momentin qe ka hasur ne rezistencen e babait te pronares se dyqanit e ka qelluar me arme kete te fundit duke e lene te vdekur dhe eshte larguar pa marre asnje gje. Por nderkohe deshmitare te tjere kane deklaruar se autori i vrasjes qe ka dale nga dyqani vrullshem ka qene i shkurter i imet ne trup dhe dyshohej se mund te jete perdorues droge. Ende nuk ka asnje te arrestuar pergjegjes per vrasjen e 62-vjecarit Rrapo Sinanaj. Policia ben me dije se autori ka patur si maske nje shall qe i mbulonte gjysmen e fytyres.
Ngjarja
Babai i pronares se nje argjendarie mbeti i vdekur mbremjen e se premtes pasi i beri rezistence grabitesit te armatosur qe hyri ne dyqan per te vjedhur. Vrasja ndodhi rreth ores 1735 te mbremjes mes rruges Siri Kodra e Ferid Xhajko. Viktime e perplasjes me grabitesin mbeti 62-vjecari Rrapo Sinanaj. Mesohet se Sinanaj eshte perpjekur te shtype sinjalin e alarmit ne momentin qe ka pare grabitesin e armatosur por nuk ka mundur tia arrije qellimit. Policia ben me dije se autori ka patur si maske nje shall qe i mbulonte gjysmen e fytyres ne momentin qe 62-vjecari ka tentuar te shtype butonin e alarmit ai i ka zbuluar grabitesit nje pjese te fytyres. Per te mos e lene te gjalle deshmitarin e vetem i cili do ta conte menjehere drejt hekurave te policise grabitesi e ka qelluar plot 3 here me pistoleten qe mbante ne dore duke e lene te vrare Sinanajn. Me pas ai se bashku me bashkepunetorin e tij eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke perhapur panik te banoret perreth.