E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Asnjë kandidat në garë, digjet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit

Të hënën do të zhvillohet në Parlament seanca e parë e votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Procesi pritet të jetë formal, pasi në Kuvend nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë për postin më të lartë të shtetit.

Ndërkohë sot mbaron afati i vendosur për dorëzimin e emrave në zyrat e Parlamentit. Gjithë vëmendja tani do të përqendrohet në 23 maj, atëherë kur do të zhvillohet seanca e dytë për këtë qëllim.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›