E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: I kërkova Biden të ndalë Yuri Kim të ndërhyjë në procese zgjedhore! Bardhi: Kërkesën ia çove me korrier apo e-mail?

Një përplasje në distancë është zhvilluar me Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit, lidhur me deklarata që ish kryeministri bëri ndaj ambasadores Yuri Kim nga Fieri. Berisha akuzoi ambasadoren Kim se ajo ndërhyn në procese gjyqësore, duke iu referuar ankimimit në Apel të statutit të PD-së.

“Guvernatorja apo ambasadorja shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore”, tha Berisha.

Ka qenë ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi që ka reaguar me ironi për këtë deklaratë ku e pyet nëse këtë “ankesë” në çfarë mënyre ia ka nisur Presidentit të SHBA, Biden.

“Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail”, shkruan Bardhi në twitter.

Këtyre akuzave të Berishës, i është përgjigjur më herët edhe vetë ambasadorja Yuri Kim e cila ka sqaruar se ajo nuk mban asnjë qëndrim personal këtu, por qëndrimin e SHBA.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›