E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendimi për ankimimin e Alibeaj, PD paralajmëron kallëzim penal ndaj Gjykatës së Tiranës

Partia Demokratike ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Gjykatës së Tiranës. Drejtoresha e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Floriana Garo akuzoi për moskomunikim nga ana e Gjykatës për vendimin e gjyqtares Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kunder vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronin të drejtën e tyre ligjore të ankimit. 

Garo tha se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë PD do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban. 

“Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s’mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale” tha ajo.

“Jam këtu përpara jush për të denoncuar praktikat abuzive të gjykatës së Tiranës, e cila ne vijim të ndërhyrjeve të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese legjitime të partisë, vazhdon të bëhet palë në proces, duke favorizuar një fraksion i cili pasi mbajti peng vulën e demokrateve për muaj me radhe, tani kerkon përsëri t’i bllokojë ata nëpërmjet marifetesh proceduriale.

Konkretisht, që në datën 26 Prill, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës së Tiranës që t’i komunikojë vendimin e gjyqtares Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kunder vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronim të drejtën tonë ligjore të ankimit.

Prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk na vë në dispozicion vendimin duke u bëre pengesë për ta ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin. Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësine të ankimojë vendimin e gjyqtares Muça.

Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm. Nga ana tjetër, Partia Demokratike paralajmëron se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban. Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s’mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale.’- tha Garo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›