Asnjë kompromis PD-PS, mbyllen kutitë
17/03/2010 Maxhoranca tek “Ligjet” miraton amendamentet e saj për komisionet hetimore
PS proteston me bojkotim të mbledhjes. Grupi do vendosë për pjesëmarrjen në seancë
Partia Demokratike ka votuar kundër hapjes së kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit, duke rrëzuar në këtë mënyrë edhe projektin e Partisë Socialiste, por është dakord me kërkesën e saj për hetimin parlamentar të procesit zgjedhor. Komisioni i Ligjeve miratoi amendamentet e treshes Halimi-Strazimiri-Paloka, amendamente të cilat nxitën socialistët të braktisin punimet e mbledhjes që në fillim të saj. “Ishte thjesht një hipokrizi e Partisë Demokratike, sepse relacioni i paraqitur, dhe në mënyrë të veçantë amendamentet e sotme, të cilat janë shprehje, reflektim i qëndrimit politik që lidershipi politik, Kryeministri Berisha ka për iniciativën tonë ligjore, rrëzon në thelb atë çfarë ne kemi kërkuar, mundësinë e trajtimit si provë të kutive zgjedhore në procesin hetimor parlamentar”, tha deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa, i cili kërkoi nisjen e diskutimit të projektit nga neni 4. Braktisjen e komisionit kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, e cilësoi mungesë vullneti për arritjen e kompromisit. “Të ngrihesh nga tavolina e komisionit, sepse nuk do të votosh pro themelit të shtetit tënd, themelit ku ti ushtron aktivitetin tënd politik është së paku absolute. Radhët bosh tregojnë që ata që nuk kanë vullnet dhe nuk duan kompromis, nuk mund të jenë në tavolinat e kompromiseve. Unë nuk mund të shkel procedurat e funksionimit të komisionit, sepse një palë e dëshiron këtë”, tha Rusmali. Ndërsa deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi sjelljen e kundërshtarëve të tij politikë një ultimatum, një demonstrim force. “Të braktisësh komisionin e Ligjeve është një demonstrim force. Nuk është sjellje e duhur në kohën kur kërkohet kompromisi”, tha ai. Pas braktisjes së komisionit, deputetët e pranishëm miratuan nen për nen ndryshimet. Ata pranuan vetëm nenin 1 të variantit të socialistëve dhe rrëzuar pesë të tjerat. Sipas këtyre ndryshimeve u përcaktua se në veprimtarinë e tyre komisionet hetimore të Kuvendit nuk mund të kenë objekt dhe as mund të hetojnë çështje të gjykuara nga gjykatat e vendit. Veprimtaria e komisionit hetimor nuk do të jetë 24 muaj, por jo më shumë se 3 muaj. Lidhur me objektin e hetimit, PD-ja përcaktoi se ai duhet të jetë i argumentuar dhe duhet të përmbajë fakte ose kompleks faktesh, të cilat të tregojnë qartë se çfarë po hetohet. Mazhoranca hoqi nenin që flitej për hapje kutish, si dhe nenin që i jepte opozitës shumicën në komision. Drafti me ndryshimet e miratuara gjatë mbledhjes së djeshme do të shqyrtohet në seancën parlamentare të 18 marsit, siç vetë Kuvendi ka vendosur në mbledhjen e tij të disa ditëve më parë. Por, nëse socialistët do të marrin pjesë në këtë diskutim ose jo, gjë e cila vihet në dyshim pas bojkotit të djeshëm, do të jetë grupi parlamentar i PS-së ai që do të përcaktojë këtë qëndrim.
Paloka: Rama do bashkinë në tavolinë
Kriza politike në vend, sipas deputetit të PD-së, Edi Paloka, është stisur me qëllim nga kryetari i opozitës, Edi Rama, për marrjen e mandatit të radhës në krye të Bashkisë së Tiranës. “Rama synon destabilitet, të mbajë peng Shqipërinë. Ose z. Rama kryetar bashkie në tavolinë, ose të vazhdojë rrëmuja sipas z. Rama. Ai kërkon të bëhet kryetar bashkie në tavolinë. Nuk kemi ndër mend t’ia japim bashkinë në tavolinë”, theksoi ai në diskutimin e tij. Lidhur me përpjekjet e socialistëve për të hetuar, ai nënvizoi se nuk është e domosdoshme të hetohet mbi çështje për të cilat ndërkombëtarët, OSBE/ODIHR-i ka nxjerrë përfundime dhe rekomandimet përkatëse.