E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë masë për shmangien e përmbytjeve

Shkodër – Qeveria shqiptare në buxhetin e vitit 2012 nuk e ka përfshirë fillimin e punimeve në kanalin e Vilunit në zonën e Velipojës dhe pse ky është një objekt i rëndësishëm që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Në mbledhjen e shtabit të të emergjencave civile të prefekturës Shkodër të zhvilluar të martën, drejtori i bordit të kullimit në Shkodër, Rudolf Rasha ka pohuar se ndoshta në Shkodër bëhet ndonjë objekt i parakohshëm, përpara kësaj nevoje që ka ky kanal për tu shndërruar në degë të dytë të lumit Buna.

Qeveria shqiptare, pavarësisht se në buxhetin e vitit 2012 nuk e ka parashikuar kanalin e Vilunit, por qeveria duhet të ketë një fond rezervë të sajin dhe duhet kërkuar që punimet në kanalin e Vilunit të fillojnë këtë vit. Ne kemi nevoja të shumta por dy janë të domosdoshme. Përfundimi i argjinaturës Pentar- Pulaj sipas modelit të argjinaturës së Dajçit që do të shpëtojë pjesën e Pentarit në Dajç  dhe plazhin e Velipojës nga përmbytjet duke e garantuar 100%. Problemi tjetër  është pjesa e dytë e lumit Buna që duhet të kalojë nëpër kanalin e Vilunit, ka thënë Rasha.

Ai ka pohuar se janë 60 km argjinatura dhe dy rezervuare që nuk kanë roje ndërsa duhet të jetë pushteti vendor nga ato kalojnë që të sigurojë këto objekte. Ai ka kërkuar materializim të bashkëpunimit me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore ku ndodhen këto objekte ,pasi deri tani asgjë nuk është bërë .

Shtabi i emergjencave civile i drejtuar nga prefektja Voltana Ademi ka analizuar situatën në qark sidomos në zonat malore ku dëbora është epranishme prej disa ditësh. Është pohuar se ndonëse ka patur rrëshqitje dherash dhe dëborë e ngricë, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet probleme.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›