E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i arriti qëllimet

"Agjenda parlamentare gjatë këtij viti ka pasur vetëm një bosht themelor, me emrin reforma. Kjo ka qenë në agjendën e punës së çdo deputeti dhe në qendër të kalendarit të punës së miratuar në parlamentin shqiptar. Sot mund të them që ne po përjetojmë përjetësimin e këtyre reformave dhe besoj se kemi bërë të mundur atë që për shumë të tjerë ishte e pamundur", tha Topalli.

Sipas saj, veprimtaria e Kuvendit është bazuar në Kushtetutë, që është ligji themeltar mbi të cilin  ndërtohet funksionimi i institucioneve dhe pushteteve në Shqipëri.

"Në fund të këtij viti, duke i qëndruar Kushtetutës, bëmë të mundur që bilanci i reformave të jetë pozitiv. Periudha nga 17 janari-22 dhjetor ka shënuar miratimin e 219 akteve, ligjeve, marrëveshjeve dhe vendimeve, që janë votuar me shumicë  nga 71 deri 74 vota", tha kryetarja Topalli. Ajo zhvilloi sot analizën vjetore të punës së këtij institucioni.

                                                                                             2011-12-27 14:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›