E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ndan dhurata për fëmijët rom

Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar me rastin e festive të fundvitit me fëmijë të komunitetin rom. Ata u ndanë fëmijëve dhurata dhe u uruan një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë. Kreu i qeverisë është shprehur se qeveria e drejtuar prej tij do të bëjë gjithçka që tu krijojë atyre kushte më të mira.

Dua tju siguroj se do përpiqemi bashkërisht me prindërit  tuaj, me komunitetet tuaja, që ta bëjmë gjithnjë e më të mirë jetën tuaj. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për kushte më të mira për ju, do bëjmë gjithçka që ju të keni një të ardhme tjetër, ashtu  siç e meritoni, ndryshe nga prindërit tuaj. Edhe një herë, ju përqafoj dhe ju uroj gëzuar Vitin e Ri, u shpreh Berisha para fëmijëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›