E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i plagosur Hyska, niset për në Greqi

Polici Naim Hyska i cili morri plagë të rënda në datën 24 dhjetor, është drejtuar për një ndihmë më të specializuar në Greqi.

46-vjeçari u qëllua me armë zjarri në kokë teksa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij personal.

Burimet saktësojnë se gjëndja e tij shëndetësore paraqitej mjaftë e rënduar, ndaj është transportuar për në Janinë.

Plagosja e policit ndodhi në zonën e 21 Dhjetorit, shumë pranë dhe zonës ku banon efektivi. Skena tragjike ndodhi para syve te djalit te tij, vetëm 12- vjeç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›