E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje mungese Cana e Lalaj perballe Bosnjes

Asnjë frikë. Kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala dhe lojtari tjetër i rëndësishëm i skuadrës kuqezi, Lorik Cana do të jenë në fushë në ndeshjen e ardhshme kundër Bosnje Herzegovinës. Dy futbollistët u ndëshkuan me të verdhë në sfidën e fundit kundër Bjellorusisë, ndërsa si pasojë e gabimit në përllogaritjen e numrit të kartonëve u fol se lojtarët do të ishin të pezulluar për tranfertën e rëndësishme në grupin D të Euro 2012 në Bosnje.

Konfirmimi vjen nga UEFA, e cila në adresën e saj zyrtare në internet precizon se futbollistët shqiptarë kanë vetëm një karton të verdhë dhe do të mund të luajnë në ndeshjen e ardhshme të fushatës eliminatore. Lajm i mirë për trajnerin e kombëtares shqiptare Josip Kuzhe, ndërsa prania e kapitenit Lala dhe mbrojtësit Cana ruan optimizmin për një rezultat pozitiv në transfertën e rëndësishme të skuadrës kuqezi.

Shqipëria mundi1-0 Bjellorusinë, duke u ngjitur në kuotën e tetë pikëve në grupin D. Pozicioni i tanishëm në eliminatoret e Euro 2012 ka shtuar entuziasmin e përfaqësues shqiptare për të mbyllur në mënyrën më të mirë eliminatoret e Euro 2012, ku një pengesë e vështirë dhe e rëndësishme është ndeshja e ardhshme në Sarajevë. Por pa mungesa në radhët e futbollistëve titullarë kuotat e kombëtares së Shqipërisë për të marrë rezultat kundër Bosnjës janë më të mëdha.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›