Siria ne kaos Al- Arabia Qeveria mund te rrezohet

Nuk ndalen protestat popullore në botën arabe. Qeveria siriane mund të rrëzohet të martën ka paralajmëruar rrjeti televiziv al Arabia. Sipas burimeve zyrtare partia BAATH ka vendosur të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi që prej vitit 1963. Një ligj i ri kundër terrozimit do të miratohet.
Damasku do të hedhë poshtë dhe ligjin që e përkufizon Baath prej 5 dekadash në pushtet si parti udhëheqëse të shoqërisë. Lajmi vjen pas zgjerimit të protestave kundër presidentit Bashar Al Assad e kundërpërgjigjes së ashpër të policisë së Damaskut. Të paktën 20 persona humbën jetën në Siri në protestat e ashpra të së shtunës.
Delina Bitraku