E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë përparim në bisedimet atomike me Iranin në Stamboll

Qysh në mëngjes në vendin ku do të zhvilloheshin negociatat kishte thashetheme se bisedimet ditën e  premte (21.01) do të  ishin shumë të vështira dhe pa ndonjë rezultat konkret. Prandaj nuk ishte shumë e papritur kur në fund të negociatave dyditore nuk pati asnjë rezultat.  Megjithatë zhgënjimi ishte i madh, veçanërisht tek përfaqësuesit e grupit të shteteve 5+1. E ngarkuara për politikën e jashtme në BE, Catherine Ashton nuk e fshehu qëndrimin e saj:

"Ky nuk është rezultati që unë kisha shpresuar. Ne kishim zhvilluar një diskutim që do të na çonte nga ana praktike përpara. Në përputhje me rrethanat ne kemi bërë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim. Unë jam e zhgënjyer për të thënë se kjo ishte  e pamundur".

Grupi i gjashtëshes mjaft fleksibël, por Irani i palëkundshëm

Sipas saj,  shtetet e grupit 5+1 ishin treguar mjaft fleksibël  dhe i kanë hapur rrugë Iranit. Por ai ka reaguar i palëkundshhëm:

"Ne erdhëm pa kushte paraprake. Dhe ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Qysh atëherë, ne jemi këtu, ne kishim disa takime me përfaqësuesit e Iranit.  Ne kishim shpresuar se ne do të zhvillonim një diskutim të hollësishëm dhe konstruktiv për gjithçka.  Por u bë e qartë se pala iraniane  nuk është e gatshme  që të pranonte parakushtet në lidhje me pasurimin e uraniumit dhe sanksionet. Por këto parakushte e bënë të pamundur arritjen e ndonjë përparimi".

Shefi i negociatave për Iranin, Said Jalili  protestoi kundër çdo akuze. Në të njëjtën kohë  ai theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i lidhur me disa kushte praparake:

Asnjë bisedë mes SHBA-së dhe Iranit

"Shkëmbimi i lëndeve djegëse mund të jetë një çështje e bashkëpunimit mes kombeve me synimin e shfrytëzimit të energjisë bërthamore për çështje paqësore. Por vetëm në këtë kontekst të propozuar. Në këtë kontekst ne mund të bisedojmë në çdo kohë për këtë. Në negociatat me shtetet 5+1, në kemi bërë të qartë pozicionin tonë  që nga ne nuk do të ketë asnjë bisedë të veçantë me delegacionin e SHBA-së."

Vetëm deklarata për shtyp e të dy drejtuesve të negociatave treguan qartë se sa larg janë ende të dyja palët aktualisht.

Se si do të shkojë më tej me bisedimet konkrete mes palëve, kjo mbetet e hapur. Një  termin të ri nuk ka akoma. Gjithashtu është e paqartë nëse Perëndimi  do të përpiqet të rrisë presionin  ndaj Iranit . Megjithatë është i nevojshëm uniteti i grupit të gjashtëshes lidhur me sanksionet e fundit kundër Teheranit. Por kjo -  dhe Teherani e di saktësisht këtë- nuk ka qenë viteve të fundit vazhdimisht e lehtë për tu realizuar./dw-start/

                                                                                             2011-01-23 15:49
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›