Flotilja, reagon Turqia: Raporti izraelit i pavlerë

Përveç kryeministrit turk, edhe Ministria turke e Punëve të Jashtme reagoi me anë të një komunikate ku theksoi se ishte “tronditur dhe neveritur” nga përfundimet e komisionit.
Sipas përfundimeve të para të komisionit izraelit, në të cilin simbolikisht kishte edhe disa pjesëtarë të huaj, “bllokada detare në Rripin e Gazës, -në pikëpamjen e sigurisë së Izraelit-, ishte në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare. Veprimet e kryera nga Izraeli mëngjesin e 31 majit të vitit të kaluar, në zbatimin e bllokadës detare pati pasoja duke shkaktuar vdekjen e nëntë civilëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Megjithatë, pavarësisht nga numri i vogël i përdorimit të forcës, për të cilën ne nuk arritën në përfundime, veprimet e komandove izraelite ishin plotësisht në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.
Komandot izraelitë bastisën flotiljen e ndihmave për Gazën, e cila ndodhej në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Gazës. Pas dhunës së ushtruar nëntë shtetas turq humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.
/Start/F. Prroni/
2011-01-23 17:47