Lëshohet raketa sekrete më e madhe në botë

Aleanca e bashkuar për lëshimin e raketave (ULA), e krijuar nga firmat Lockheed Martin dhe Boeing bëri të ditur se raketa është lëshuar me sukses drejt hapësirës në orën 13.10 me orën vendase. Përfaqësuesi i ULA Michael J. Rein deklaroi se procesi i hedhjes është shtyrë 2 minuta për të shmangur goditjen e ndonjë trupi, i cili mund të hynte në kursin e raketës.
Nuk u dhanë të dhëna rreth satelitit të fshehtë i cili përcaktohet se i takon Zyrës së Zbulimit Kombëtar(NRO).
Departamenti amerikan i Mbrojtjes, institucioni shtetëror NRO lidhur me Organizatën Qendrore të Informacionit (CIA) dhe Organizatën e Sigurisë Kombëtare (NSA) prodhojnë satelitë spiunë në misionet e vëzhgimit dhe zbulimit duke përdorur një teknologji të lartë.
E pajisur me një force shtytëse afërsisht 1 milionë kg, në lartësinë 71,63 , Delta IV përbëhet nga 3 shtytës me një gjerësi 15,24m. Në deklaratën e dhënë para hedhjes autoritetet e ULA-s kishin bërë të ditur se udhëtimi i fundit i Delta IV hap një fletë të re në dërgimin e raketave të rënda në hapësirë.
/Cihan-Start/A. Kokiçi/
2011-01-23 16:33