Asnjë të re për shqiptarët, të drejta që gëzoheshin
06/04/2010 Kodi i ri për pajisjen me viza në konsullatat e vendeve të BE-së
Kryenegociatori Gazmend Turdiu: Synojmë heqjen e vizave këtë vit
Hyrja në fuqi e kodit të ri për dhënien e vizave nga konsullatat e vendeve të Bashkimit Europian në opinionin e kryenegociatorit shqiptar për liberalizimin e vizave Gazmend Turdiu nuk ka ndikim të madh për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, kjo rregullore e re e regjimit të vizave në BE nuk ka të bëjë me Shqipërinë, pasi çka u ofrohet të gjithë qytetarëve të botës vendi ynë tashmë i përfiton. Faktikisht Shqipëria gëzon një status tjetër, duke u nisur nga vendimi i vitit 2008 i institucioneve përgjegjëse të BE-së, i cili sanksionon lehtësimin e vizave për disa kategori personash, si: biznesmenët, gazetarët, akademikët etj. Zyrtari i lartë shqiptar thotë se vendi ynë synon liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, pjesë të hapësirës “Shengen”, ndërkohë që janë plotësuar kriteret teknike të përcaktuara në udhërrëfyes. “Në marrëveshjen që Shqipëria ka me BE-në për lehtësimin e vizave, e cila ka hyrë në fuqi që më 1 janar të vitit 2008, kostoja maksimale e aplikimit është 35 euro. Kodi i ri përcakton 15 ditë për marrjen e përgjigjes, në marrëveshje ne e kemi 10 ditë. E vetmja përparësi që kodi ka ndaj marrëveshjes që kemi ne aktualisht është parashikimi i së drejtës për ankimim në gjykatë në rast refuzimi të vizës”, - ka sqaruar Turdiu. Kryenegociatori shqiptare me BE-në për çështjen e vizave shprehet se procedurat e reja lehtësuese nuk kanë lidhje me liberalizimin e vizave, proces i cili pritet të ndodhë brenda vitit. Ai nuk mund të japë një datë ekzakte se kur do të hyjë në fuqi vendimi për heqjen e vizave. “Them me bindje se kemi plotësuar kushtet teknike të udhërrëfyesit për të përfituar liberalizimin e Komisioni t’i ketë dhënë rekomandimin Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentit Europian për të proceduar për fillimin e këtij dialogu, duke u ofruar shqiptarëve liberalizimin e vizave”, - tha Turdiu.
Kodi i ri
Kodi i ri i Bashkimit Evropian për vizat, i cili hyri në fuqi dje, sanksionon njësimin e procedurave për marrjen e vizave në 25 vendet e zonës “Shengen”. Masat e reja synojnë thjeshtimin e procedurave dhe afate më të shkurtra për marrjen e vendimit. Kodi u jep të drejtën qytetarëve që u refuzohen vizat të ankohen në rrugë ligjore. Procedura duhet të njësohet dhe të bëhet më ekonomike. Formulari që do të plotësohet nga qytetarët për pajisjen me vizë do të jetë pak më i shkurtër dhe më i lehtë.