E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati dhoma e përmbaruesve privatë, në provim 65 kandidatë

06/04/2010 Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për të fituar një vend pune, pas testimit

TIRANË- Ministria e Drejtësisë hap dyert dhe pranon në provim 65 kandidatë për të qenë pjesë e dhomës së përmbaruesve privatë. Për herë të parë përmbarimi shtetëror do të ketë përballë atë privat, me qëllimin e vetëm për të zbatuar të gjitha vendimet penale dhe civile të gjykatave të vendit. Kandidatët për të marrë një licencë me qëllim punësimin në dhomën e përmbarimit, janë marrë dje në provim nga specialistë të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë që burime nga ky institucion bënë të ditur se për të kaluar pjesën e parë, të gjithë ata që duan të kenë një profesion të tillë, i janë nënshtruar pyetjeve të shumta. Pika e parë që ata duhet të pranohen është shkolla. Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë për juridik dhe të plotësojnë kushtet e vendosura nga Ministria e Drejtësisë, madje t’i përgjigjen pjesës më të madhe të pyetësorit të përgatitur. Në përfundim ata që do të kenë fatin të marrin licencat për të punuar si përmbarues do të përballen me disa detyrime të tjera. Një nga këto detyrimi ushtrimi i detyrës pa u futur në kompetencat e përmbarimit shtetëror. Për këtë qëllim do të ketë një “data baze” të veçantë. Në këtë faqe do të hidhen të gjitha të dhënat dhe mënyra se si do të funksionojë kjo dhomë. Përmbaruesi privat do të klasifikohet profesion i lirë dhe do të derdh taksa në shtet njësoj si edhe kategoritë e tjera të njëjta. Në shumicën e vendimeve gjyqësore shteti është i detyruar të shlyej detyrimet tek individi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me justifikimin e mungesës së fondeve.

Përmbaruesit shtetërorë përballë privatëve, dallimet dhe të përbashkëtat

TIRANË- Tashmë nuk do të ketë vetëm një zyrë përmbarimi. Qytetarët të cilët kanë në dorë një vendim gjyqësor dhe duan që ky të zbatohet sa më shpejt në terren kanë të drejtën të zgjedhin mes dy varianteve. Nëse personi i cili ka fituar gjyqin kërkon t’i kthehet e drejta sa më shpejt dhe të mos ketë probleme me burokracitë e ndryshuara deri më tani, ai do t’i drejtohet privatit. Ndërkohë që Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar qartë se të vetmet vendime ku nuk do të mund të gjejnë zbatim nga përmbaruesit privat janë ato që lidhen me ekzekutimin e çështjeve familjare dhe me problemet që kanë të miturit. Të dy këto kategori sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë financohen nga shteti dhe për pasojë nuk mund të kalojnë tek privati. Por ndonëse ngritja e kësaj dhome është parë si lehtësim për një pjesë të popullsisë, mendohet nga specialistët se nuk do të kalojë pa probleme. Aktualisht të gjitha vendimet gjyqësore kalojnë për ekzekutim në zyrën e përmbarimit gjyqësor. Por qytetarët kanë ankesa të shumta, sepse një vendim mund të zgjasë me vite pa u ekzekutuar, për arsye nga më të ndryshmet. Ndërkohë që problemet më të mëdha ekzistojnë me pronat. Kjo hallkë e drejtësisë ka pasur dhe do të ketë sërish pengesa. Por është edhe pika tjetër ajo që ka lidhje me shtetin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›