Dy vëllezër kërcënojnë me jetë burrin e motrës së tyre
06/04/2010 Shkaku i sherrit huaja e pashlyer, vëllezërit nuk i kthyen lekët
KORÇE- Dy vëllezër, banor të fshatit Ravonik të Korçës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar me jetë burrin e motrës së tyre me banim në qytetin e Korçës. Fill pas kësaj ngjarjeje, ata janë larguar nga shtëpia e kunatit të tyre, por në të njëjtën kohë nuk janë kthyer as në banesat e veta në fshatin Ravonik. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të autorëve, por deri më tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e vendstrehimit të të dy vëllezërve. Burime të policisë pohuan se po vazhdon puna për kapjen e dy vëllezërve. Ndërkohë nga burime të policisë është bërë i njohur fakti se autorë të kësaj ngjarjeje janë: Jorgo Binjaku 31 vjeç dhe Mondi Binjaku, 37 vjeç. Mësohet gjithashtu se ka qenë burri i motrës së tyre shtetasi me inicialet A. M., 37 vjeç me banim në lagjen 17 të qytetit të Korçës ai që ka bërë kallëzimin penal në polici, ku njëkohësisht ka rrëfyer edhe gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ndërkaq është bërë e ditur se gjithçka ka ardhur si pasojë e një huaje të vjetër të pashlyer. Dy vëllezërit Binjaku, kohë më parë, i kishin kërkuar kunatit të tyre, (shtetasit A.M), një shumë lekësh, ku ky i fundit ishte treguar i gatshëm t’i ndihmonte, madje u kishte ofruar edhe shumën e parave. Pas kësaj, huadhënësi kishte pritur që huaja t’i kthehej, por që nga ajo ditë nuk e kishte marrë më atë shumë. Kjo vonesë në shlyerje kishte sjellë dhe konfliktin mes tyre. Megjithatë, edhe pse shtetasi A. M. kishte nisur të kërkonte shumën e parave, dy vëllezërit Binjaku nuk kishin qenë të gatshëm për t’i rikthyer ato. Megjithatë, duket se nga të dy palët ishte kërkuar të gjendej rruga e zgjidhjes, por ndërsa është bërë kjo tentativë, gjithçka ka përfunduar në një sherr. Së fundi, dy vëllezërit nga fshati Ravonik kishin shkuar në shtëpinë e motrës së tyre në Korçë, me qëllim për të sqaruar situatën, por duket se të dy palët nuk kishin gjetur ndonjë kompromis të mundshëm, pas kësaj ka nisur sherri, ku dy vëllezërit kanë kërcënuar me jetë burrin e motrës së tyre. Ndërkohë ndërsa po konstatonin se gjendja po agravohej gjithnjë e më tepër, ata kanë dalë nga shtëpia e kunatit, duke u larguar në drejtim të paditur për të mos rënë në duart e policisë. Në lidhje me këtë ngjarje, burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se tashmë janë kryer veprimet hetimore procedurale për veprën penale të “kanosjes së kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 84 e 25 i Kodit Penal.