E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje tolerim per ndotesit akustike

Ndëshkime maksimale të gjithë ato subjekte që ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore. Kështu ka deklaruar drejtori i Kontrollit të mjedisit Alfred Deshati gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalet e natës në kryeqytet për ndotjen akustike.

Ministria e mjedisit në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe institutin e shëndetit publik, kanë kryer kontrolle intensive duke bërë të qartë se do të luftojnë fenomenin e ndotjes akustike që shqetëson prej vitesh banorët e kryeqytetit dhe jo vetëm.

Bashkëpunimi institucioneve të pushtetit qendrot me ata vendorë do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë në mënyrë që të gjithë shkelësit e ligjit të penalizohen për dëmin që u shkaktojnë qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›