E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks hyrje-daljesh ne pikat kufitare

Numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rritje rreth 20 për qind, krahasuar me vitin e shkuar. Ashtu si një vit më parë shiptarët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në vendlindje, ndërsa për shqiptarët e Kosovës bregdeti shqiptar mbetet zgjedhja perfekte dhe e pandryshuar për sezonin e verës. Sipas statistikave të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit nga janari deri në 13 korrik kanë hyrë në total kanë hyrë në vendin tonë 3 shtetas, përkatësisht 1 milion e 700 mijë shtetas shqiptarë dhe 1 milion e 300 mijë shtetas të huaj. Ndërkohë kanë dalë jashtë Shqipërisë 3 milionë persona. Gushti i vitit 2011 shënoi një rekord prej mbi 2 milionë turistësh ndërkohë që kjo shifër është shënuar që në muajin korrik të këtij viti dhe pritet që në gusht ky numër të rritet ndjeshëm. Vetëm gjatë muajit Korrik kanë hyrë në Shqipëri gjithsej 423 mije pushues. Pika e kalimit kufitar me fluksin më të lartë të hyrje-daljeve në vendin tonë mbetet Morini ku kanë hyrë 151595 shtetas dhe kanë dalë 114 mijë shtetas, duke lënë pas pikën kufitare të Muriqanit me hyrjen e 55 mije shtetasve dhe daljen e 41 mije shtetasve, nga pika kufitare e Rinasit kanë hyrë 39 mije shtetas e më pas vjen Kapshtica, Kakavija dhe Porti Detar i Durrësit. Gjatë këtij muaji kanë dalë nga Shqipëria 153 mijë shqiptarë dhe 177 mijë gjithsej 330 mijë shtetas.
Ekonomia e qëndrueshme e vendit tonë, përmirësimi i kushteve në pikat turistike të vendit, por edhe klasifikimi nga ana e revistave të huaja prestiogjoze i plazheve shqiptare dhe resurseve natyrore si mrekulli natyrore për të zbuluar ka bërë që numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri të rritet ndjeshëm krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›