E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e trafikndareses ne Rrugen e Kombit po merr jete njerezish

Mungesa e trafikndarëses në Rrugën e Kombit ka shkaktuar viktimën e radhës. Drejtoria e përgjithshme e rrugëve është përgjegjëse kryesore për situatën alarmente. Klan dhe Abc Neës kanë ngritur prej muajsh shqetësimin që mungesa e trafik-ndarëseve, sinjalistikës rrugore dhe ndërhyrjet e paligjshme të banorëve të zonave afër këtij segmenti janë shkaku kryesor i humbjes së jetëve njerëzore. Viktima e radhës është shënuar sot në vendin e quajtur Ura e Uzinës në aksin Kukës-Morinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 minuta të ditës së shtune, kur një fuoristrade e Kukësit tip Benz, e cila po udhëtonte në drejtim të Kukësit ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe, duke u përplasur me dy automjete të tjera. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e fuoristradës, Besnik Parllaku 52-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe katër persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Kukësit dhe sipas mjekëve njëri prej tyre Osman Bela është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku po ndjek trajtim mjekësor më të specializuar. Në vengjarje kanë mbërritur menjëherë policia rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›