E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aspirina bllokon përhapjen e tumoreve

Aspirina ka efekte pozitive në luftën kundër kancerit. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish australianë.

Studimi i kryer nga ekipi i Melbourne Peter MacCallum Cancer Center, i drejtuar nga Steven Stacker, është publikuar në revistën Cancer. Sipas Stacker, molekulat si aspirina mund të jenë efektive në reduktimin e zgjerimit të enëve të gjakut, duke bërë në këtë mënyrë që aftësia e tumorit për tu përhapur në organizëm të zvogëlohet.

Me fjalë të tjera, aspirina vepron si bllokuese e shtegtimit të sëmundjes përmes enëve limfatike, rrugët në të cilat qelizat kancerogjene përhapen zakonisht.

Zbulimi i ekipit australian mund të bëhet baza e terapive të reja onkologjike apo ilaçeve që bllokojnë zhvillimin e masave tumorale.

Këto medikamente të reja mund të luftojnë me sukses përhapjen e tumorit të gjirit apo prostatës, por mjekët theksojnë se aspirinia nuk duhet të përdoret si ilaç parandalues për tumoret. / Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›