E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad: Katari, Turqia dhe A.Saudite po ndihmojnë terroristët

MOSKË - Në një intervistë për rrjetin televiziv rus, ''Rossia 24'', presidenti sirian Bashar al Assad ka akuzuar Katarin, Turqinë dhe Arabinë Saudite se po mbështesnin grupet terroriste, që veprojnë në brendësi të territorit të Sirisë, me furnizime me armë, suport logjistik dhe ndoshta edhe me lëndë kimike.

''Katari, Turqia dhe Arabia Saudite po mbështesin terroristët në Siri, me furnizime me armë, mbështetje logjistike ndoshta edhe me lëndë kimike'', deklaroi Assad për rrjetin televiziv rus, ''Rossia 24''.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›