E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike në banesë, vdes 47-vjeçari

TIRANE – Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi private në zonën e Kombinatit, ku 47-vjeçari Arben Vidrica ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me korentin.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka mbërritur në banesën e 47-vjeçarit dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›