E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhaqabo Ebba mund të jetë njeriu më i vjetër në botë: Jam 160 vjeç

Një fermer nga Etiopia është shprehur se është 160 vjeç dhe se mban mend kohën kur Italia pushtoi vendin e tij në vitin 1895, kur ai ishte rreth 40 vjeç.

Shumë njerëz mund të mos jenë në dijeni rreth këtij pushtimi, por fermeri Dhaqabo Ebba, jo vetëm që e mban mend por pohon që e ka përjetuar atë periudhë.

Ebba deklaron se është 160 vjeç dhe nëse kjo është e vërtetë, do të thotë që ai është njeriu më i vjetër në botë. Ai thotë se i kujtohet shumë qartë periudha kur Italia pushtoi Etiopinë në shekullin e 19-të, megjithatë certifikata e tij e lindjes nuk ekziston për ta verifikuar diçka të tillë.

Gjatë një interviste për një televizion etiopian, ai ka treguar aq shumë detaje rreth historisë së Etiopisë, saqë ka arritur të bindë një numër të madh njerëzish që mund të jetë vërtet 160 vjeç.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›