E Diel, 1 Nëntor 2026

Assad shfaqet në publik për Fiter Bajramin. Zëvendësi i tij kalon në anën e rebelëve

19-08-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, është paraqitur në një xhami për ta shënuar përfundimin e muajit të Ramazanit. Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike prej sulmit me bombë më 18 korrik, kur u vranë katër zyrtarë të tij kryesorë të mbrojtjes.

Televizioni i Sirisë sot ka paraqitur pamje të Asadit duke u lutur në xhaminë al-Hamad në kryeqytetin Damask.

Paraqitja e fundit publike e Asadit ishte bërë më 4 korrik, kur ai mbajti fjalim në parlamentin e këtij vendi.

Megjithqë, Asadi ishte i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të regjimit të tij, aty nuk ishte zëvendësi i tij, Faruk al-Shara, i cili, sipas disa raporteve, ka kaluar në anën e opozitës.

Por, zyra e zotit Shara i ka hedhur poshtë këto raporte.

Njëherësh, raportohet se në qytetin Alepo edhe sot ka vazhduar lufta ndërmjet forcave të regjimit dhe luftëtarëve opozitarë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›