E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari i Top Channel pengohet në kufirin grek

Gazeta Shqip

Policia greke ndaloi gazetarin e Top Channel, Marin Mema, në pikën kufitare të Qafë-Botës, veprim i justifikuar nëpërmjet paraqitjes së një vendimi që e cilëson atë si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit fqinj.

Ngjarja u verifikua në orët e mesditës të së dielës. Gazetarit Mema iu njoftua gjithashtu se atij i është hequr përjetësisht e drejta për të kaluar kufirin shqiptaro-grek.

Masa merret pas filmimeve për çamët dhe shqiptarët në Greqi, të realizuar pak kohë më parë nga Mema, në kuadrin e ciklit të reportazheve Shqipëria tjetër.

Të njëjtën masë drastike, autoritetet greke ndërmorën disa muaj më parë edhe ndaj gjyqtarëve që dhanë dënimin për kreun e organizatës Omonia në Korçë.
19 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Gazetari i Top Channel pengohet në kufirin grek burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›