Assad:Komploti na bën më të fortë

“Komploti na bën më të fortë”. Kështu ka thënë presidenti sirian Bashar al Assad, në fjalimin e tij publik, të transmetuar dretpërsëdrejti në ekranin televiziv, nga një prej teatrove në Damask. Assad ka deklaruar se ka ndërmend të lejojë një tjetër amnisti të përgjithshme, duke shtuar se procesi i reformave në Siri, të vazhdojë, por jo në kaos dhe në një kohë që operojnë sabotatorët. Në këtë mënyrë Presidenti Bashar al-Asad, ka fajësuar “sabotuesit” siç i cilësoi ati, për krizën në Siri, e cila është shkaktuar nga protestat tremujore kundër qeverisë së tij. Në fjalimin e tij publik Asad ka bërë thirrje për dialog kombëtar, por tha se është e rëndësishme të diferencohen “sabotuesit” dhe populli me “kërkesa legjitime” për reforma.
Opozita në Siri vlerëson se më se 1400 njerëz janë vrarë dhe 10 mijë të tjerë janë arrestuar, ndërsa forcat e Asadit janë përpjekur t’i shkatërrojnë protestat kundër regjimit autoritar të tij. gjithashtu raportohet se nga goditja e ushtrisë, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, është krijuar një situatë e rëndë, dhe më tepër se 10 mijë banorëjanë larguar duke u vendosur në Turqi, ndërsa 10 mijë të tjerë, besohet se strehohen afër kufirit, por brenda Sirisë. Njëherësh, një propozim rezolutë, që pritet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së sot në Luksemburg, thotë se Bashkimi Evropian po përgatitet për zgjerimin e sanksioneve kundër regjimit të Asadit.