Medvedev: Nuk do të garoj përballë Putin

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka paralajmëruar se ai nuk do të garoj ndaj Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale, vitin e ardhshëm.
Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen londineze, “Financial Times”, Medvedev, hodhi poshtë nga ana tjetër pretendimet për një rivalitetit në rritje mes tij dhe kreut të ekzekutivit, duke i cilësuar të tilla raporte “si krejtësisht të pavend”.
"Çdo lider që mban postin e presidentit, thjesht duhet ta dëshirojë pjesëmarrjen në garë.Por, se çfarë ai vendos të bëjë, ta marrë këtë vendim apo jo, kjo është një çështje tjetër” thekson Medvedev.
Duke e përshkruar Putinin si koleg dhe mik të vjetër, Medvedev tha se të dy ata paraqesin një forcë të njëjtë politike.