Sanader tërhiqet nga ankesa kundër ekstradimit

Ish kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, ka tërhequr ankesën kundër ekstradimit, duke e hapur rrugën për kthimin e tij në Kroaci, ku do të ballafaqohet me akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Avokati i tij, Ëerner Suppan, i tha Agjecisë austriake të lajmeve se Sanaderi “ka rënë dakort për ta thjeshtuar procedurën e ekstradimit në Kroaci”. Por, mbetet e paqartë se kur Ivo Sanader do të ekstradohet.
Autoritetet e Austrisë e arrestuan atë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Kroacisë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ivo Sanader ishte kryeministër i Kroacisë në periudhën 2003-2009.