E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange Klinton duhet te largohet

E perjavshmja amerikane online Time publikon ne faqen e saj te internetit nje interviste me Julian Assange ne te cilen themeluesi i Wikileaks thote se ne daljen ne drite te rrjedhjes me te fundit te informacioneve sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton duhet te jape doreheqjen.

Asange ka folur ne permjet Skype-it ndersa nuk behet me dije vendndodhja e tij ndersa intervista eshte zhvilluar te marten. Ai u eshte pergjigjur pyetjeve te redaktorit te Time Richard Stengel per materialet e te dhenat diplomatike qe kompania e Asange ka publikuar gjate javeve te fundit.

Gjate intervistes Asange specifikon se znj Klinton duhet te jape doreheqjen nese tregohet se ajo ishte pergjegjese per urdherimin e figurave diplomatike amerikane te angazhuara ne ceshtjet e spiunazhit ne Kombet e Bashkuara duke shkelur marreveshjet nderkombetare te nenshkruara nga SHBA-ja. Assange ka folur per dokumentat e publikuara nga Wikileaks ne nje interviste 36 minuta ndersa shtoi se do te publikohen edhe shume materiale te tjera ne menyre graduale materiale per te cilat mediat e vendeve te ndryshme jane shume te interesuara. Ketu permenden dokumenta per Paksitanin per luften Rusi-Gjeorgji ne gusht te 2008-es etj. Assange tha se te gjitha dokumentet jane redaktuar me kujdes jane rishikuar nga Wikileaks apo nga redaksite e gazetave.

Nder te tjera Asange tha se WikiLeaks formalisht i ka kerkuar departamentit te shtetit asistence per kete gje por kerkesa eshte refuzuar. I pyetur se cilat ishin perllogaritjet morale qe justifikojne publikimin e ketyre dokumentave dhe nese ai konsideron se kjo qe po ben eshte nje mosbindje civile Asange u pergjigj negativisht. Sipas tij kjo organizate praktikon bindjen apo degjueshmerine civile dhe se Wikileaks eshte nje organziate qe perpiqet ta beje boten edhe me shume civile dhe te veproje kunder organizatave abusive qe operojne ne drejtimin e kundert.

Persa i perket pyetjes nese WikiLeaks po thyen ligjin ai tha Ne historine tone kater vjecare ne kemi patur rreth 100 sulme ligjore te llojeve te ndryshme por kemi qene fitimtare ne te gjitha. Eumlshte shume e rendesishme ndash shtoi ai se ligji nuk eshte thjesht ajo cfare njerezit e pushtetshem kerkojne ti bejne te tjeret te besojne se eshte. Ligji nuk eshte ajo cfare nje gjeneral thote se eshte dhe ligji nuk eshte ajo cka thote Hillary Clinton. Persa i perket burimeve te informacioneve dhe te faileve diplomatike Asange nuk specifikoi nje burim konkret por tha se Wikileaks eshte nje organziate qe i mbron burimet e saj te informacionit.

Redaktori i Time e pyeti edhe per ate qe do te pasoje ne vijim nga WikiLeaks dhe pergjigja e Asange ishte se nuk ka nje target te caktuar. Nderkaq Interpoli ka shperndare nje mandat arresti nderkombetar per Julian Assange themeluesin e Wikileaks. Aktivisti australian kerkohet ne Suedi per krime seksuale. Drejtesia suedeze kerkon te hetoje mbi bazen e dyshimeve konkrete edhe pse Asange i ka mohuar akuzat te cilat bejne fjale per raste qe i perkasin gushtit te kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›