Medvedev paralajmeron SHBA

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se nje lufte e re armesh do te nise dekaden e ardhshme ne rast se Moska dhe NATO nuk bien dakort per nje sistem anti-rakete te perbashket.
Ne fjalimin e pervitshem drejtuar kombit ai tha se ka kerkuar nje mekanizem te perbashket bashkepunimi gjate samitit qe u zhvillua ne Lisbone.
Po e them hapur se ne dekaden e ardhshme alternativat e meposhtme na presin ose te biem dakort per mbrojtjen anti-rakete dhe te krijojme nje mekanizem te plote bashkepunimi ose nuk do te arrijme nje marreveshje konstruktive. Ne kete rast do te perfundojme ne nje spirale te re te gares se armeve dhe duhet te marrim vendime per te zhvendoru sisteme te reja ofensive tha Medvedev.
Pas samitit NATO-Rusi kreu i NATO-s Ander Fogh Rasmusen tha se Moska ka rene dakort te bashkepunoje per programin mbrojtes kunder sulmeve me raketa ballistike.
Te marten Medvedev tha se sistemi i perbashket do te koordinoje punen mes Rusise dhe NATO-s si dhe garantimin e sigurise per te gjitha vendet europiane.