E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange: Mos godisni lajmëtarin

Deklarata

Qeveritë në të gjithë botën nuk duhet që të godasin lajmëtarin duke sulmuar, për të mbyllur “Wikileaks”. Kështu deklaroi dje Julian Assange. Sipas tij, ky sajt kërkon mbrojtje dhe duhet mbrojtur dhe se pavarësisht nga sa pretendohet, publikimi i materialeve nuk i ka kushtuar jetën askujt deri më tani. Këto deklarata ai i ka bërë për një gazetë australiane, në të cilën i referohet thënies së themeluesit të saj, Rupert Murdoch, i cili dikur pati thënë se e vërteta do të triumfojë një ditë ndaj sekreteve. Sipas Assange, rreth një shekull më pas, “Wikileaks” është duke publikuar me shumë guxim fakte që duheshin bërë publike. Sipas tij, ky sajt ka farkëtuar një lloj të caktuar gazetarie, që e lejon lexuesin që të studiojë faktin origjinal. “Shoqëritë demokratike kanë nevojë për një media të fuqishme dhe ‘Wikileaks’ është pjesë e kësaj media. Media e ndihmon qeverinë që të jetë më e ndershme. ‘Wikileaks’ bëri të ditur disa të vërteta të rënda për Irakun dhe Afganistanin, si dhe publikoi pjesë nga korrupsioni i korporatave. Sipas Assange, qeveritë duhet që të tregojnë të vërtetën në lidhje me rastet se përse ndërmarrin hapa lufte. Ai akuzoi edhe Kryeministren australiane për “përulje ndaj amerikanëve”. Kryeministrja është duke u përpjekur që të godasë lajmëtarin, sepse nuk do që të dalë në pah e vërteta”.

“Sulmet që i bëhen ‘Wikileaks’ sot e përforcojnë edhe më shumë nevojën për mbrojtjen e së drejtës së medias për të zbuluar të vërtetën”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›