Akuza Çenit për skemën e ryshfeteve 180 milionë dollarëshe
Dje, agjencia nigeriane anti-korrupsion akuzoi ish-zëvendëspresidentin amerikan, Çeni në lidheje me një skemë ryshfetesh në të cilën përfshiheshin shërbime të naftës të firmës ‘Halliburton Co’, gjatë kohës kur ish-zyrtari i lartë amerikan shërbente si shef në këtë kompani amerikane.
Akuzat kanë të bëjnë me një rast në të cilën përfshihen 180 milionë dollarë, të cilat i janë paguar si ryshfet zyrtarëve nigerianë. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i Komisionit të Krimeve Financiare dhe Ekonomike të vendit afrikan. Avokati që përfaqësonte Çenin i hodhi poshtë akuzat. Sipas tij, “Departamenti i Drejtësisë ka hetuar shumë në lidhje me kompaninë në fjalë dhe nuk ka gjetur asnjë fakt inkriminues në lidhje me Çenin”.
Gjykata e Lartë Federale e Abujas ka ngritur 16 akuza ndaj Çenit, për rastin që daton në mesin e viteve ’90.