E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bler, do të pyetet sërish nga paneli për Irakun

Londër

Ish-kryeministri britanik, Bler do të rithirret edhe njëherë për të dhënë dëshmi për luftën në Irak. Ai është një nga figurat kyçe të kësaj lufte që do të shfaqet për herë të dytë për t’u marrë në pyetje nga komiteti i posaçëm britanik, që ka marrë në shqyrtim ligjshmërinë e luftës. Në janar, në daljen e parë, ai mbrojti vendimin për ndërmarrjen e luftës duke deklaruar se nuk kishte asnjë lloj keqardhjeje për një gjë të tillë, dhe se Sadami ishte një monstër. Por, duket se komiteti ka disa gjëra të paqarta ende, dhe për të mbushur këto boshllëqe në lidhje me vendimin e Blerit, e ka thirrur sërish atë që të dëshmojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›