E Diel, 1 Nëntor 2026

Assange fshihet ne Angli

Sipas te perditshmes The Indipendent policia britanike ka informacione per vendndodhjen e njeriut qe ka tronditur diplomacine boterore por nuk po vepron per ta arrestuar ate ne baze te nje flete-arresti nderkombetar.

Gjate muajit tetor Julian Assange ka mberritur ne Britanine e Madhe duke paraqitur te dhenat se ku do te qendronte shkruan The Indipendent.Kjo gazete duke ju referuar burimeve policore shkruan se policia disponon nje numer telefoni per Assange dhe beson se ai qendron i fshehur ne jug-lindje te Anglise.

Agjencia britanike kundra krimit te organizuar SOCA qe merret me shqyrtimet e kerkesave per ekstradim ka refuzuar te leshoje nje mandat arresti pasi nuk eshte ende e sigurte ne vlefshmerine e kerkeses per ekstradim nga Suedia.

Julian Assange kerkohet te ekstradohet ne Suedi si i dyshuar ne perdhunim e nje gruaje akuza te cilat ai ka mohuar ne menyre kategorike.

Duke folur gjate nje takimi me gazetaret ne Londer zedhenesi i WikiLeaks Kristinn Hrafnsson tha se zoti Assange ndodhet ne nje vend sekret duke punuar per nje projekt te ri.Kur disa persona bejne thirrje per eleminimin e tij gjeja me e mire eshte per te mbajtur nje profil sa me te ulet larg syve te njerezve ka theksuar zedhensi.

Agjencia britanike kundra krimit te organizuar SOCA dhe Scotland Yard kane refuzuar te komentojne shkrimin e The Independent duke e shtuar misteri se ku mund te fshihet Julian Assange njeriu me i famshem ne bote per momentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›