Rreziqet e zbulimeve te Wikileaks
Hillari Klinton foli per minim te cdo perpjekjeje te politikes se jashtme amerikane nje sulm ndaj komunitetiti nderkombetar aleancave partneriteteve konventave e negociatave ne te mire te sigurise globale dhe prosperitetit ekonomik. Kongresmeni Peter King kerkoi shpalljen e Wikileaks nje organizate terroriste dhe ndjekjen penale te Julian Assange per spiunazh. Me ekstremja nder thirrje ishte ndoshta ajo e ish-pretendentit republikan per presidencen e Shteteve te Bashkuara Mike Huckabee qe deklaroi se cdo ndeshkim me i vogel se denimi me vdekje do te ishte teper i bute per hakerin veteran.
Assange eshte armiku numer nje i momentit per Washingtonin. Dokumentat e publikuara nga site i tij pretendohet se vene jete njerezish ne rrezik kompromentojne identitetin e agjenteve sekrete sigurine e aktivisteve te te drejtave te njeriut gazetareve dhe disidenteve. Permbajtja e lejon armiqve aksesin ne dokumentat strategjike dhe operative e krijon nje klime tejet te rrezikshme per trupat amerikane qe sherbejne jashte kufive. Por pas kaq e kaq dokumentesh te hedhura online pas asaj cfare te gjithe po shohin e po lexojne shume ngrene pyetjen a ka vertete ndonje prove reale te ketij rreziku
A ka ndonje deshmi qe te tregoje lidhjen direkte mes rrjedhjeve te informacionit dhe humbjes se ndonje jete. Tre muaj pasi eikileaks hodhi ne internet dokumente sekrete mbi luften e Afganistanit nuk gjendet as edhe nje prove te vetme qe te tregoje se dikush eshte vrare apo demtuar si pasoje e informacionit te ofruar nga site kontrovers. Madje Daniel Ellsberg ish- ekspert ushtarak njeriu pergjegjes per eskpozimin e te dhenave te Pentagonit ne 1971-shin ku detajoheshin genjeshtrat dhe mbulimet e disa te vertetave te luftes se Vietnamit eshte skeptik edhe per besimin e administrates amerikane mbi rrezikun e ketyre informacioneve.
Ky eshte justifikimi me i mire me te cilin mund te dilnin thote ai. Por ka nje pike ku mendimet mbi kete ceshtje perputhen. Nxjerrja e te dhenave do tua veshtiresoje punen diplomateve amerikane dhe operativeve te sherbimeve te inteligjences. Ndonese mesazhet nuk paraqesin ndonje rrezik te menjehershem nje acarim i marredhenieve nderkombetare ne periudhe ndoshta me afatgjate mund te coje ndoshta drejt asaj qe shumekush i druhet nje bote me te rrezikshme.