Assange kërkon azil në Ekuador

Zyra e Jashtme Britanike ka konfirmuar se Julian Assange tash është “në territor diplomatik dhe jashtë fushëveprimit të policisë”, pasi themeluesi i WikiLeaksit ka kërkuar azil politik në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Të martën, Assange hyri në ambasadë për ta evituar dorëzimin e tij në Suedi, ku ai ballafaqohet me akuza për sulm seksual.
Gjykata Supreme e Britanisë e pat refuzuar ankesën e tij kundër ekstradimit më 14 qershor.
Assange, me shtetësi australiane, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.
Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2010, pasi WikiLeaksi i publikoi qindra mijëra dokumente sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Assange pat thënë se ka frikë se nëse ai ekstradohet në Suedi, ai do të mund të dërgohej në Shtetet e Bashkuara, për tu ballafaquar me akuza dhe dënim me vdekje nëse do të shpallej fajtor.