E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Vëllazëria Myslimane bën thirrje për protesta

Përgjatë fundjavës gjeneralët lëshuan dy urdhra për të shpërndarë Parlamentin e zgjedhur me vota disa muaj më parë, i cili dominohet nga Vëllazëria, dhe duke marrë të gjitha kompetencat legjislative dhe ekzekutive për vete.

Deputetët pritet të përpiqen të hyjnë në Parlament të martën. Ndërkohë, Vëllazëria thotë se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale tregojnë se kandidati i tyre ka fituar.

Një zëdhënës i Partisë për Liri dhe Drejtësi deklaroi se shefi i partisë së tij, Muhamed Mursi ka marrë 13 238 298 vota ose 51.74 % të votave, krahasuar me 12 351 184 vota ose 48.26 % që ka marrë konkurrenti Ahmet Shefik.

Komisioni i Lartë për Zgjedhjet Presidenciale pritet që të enjten të publikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Korrespondenti i “BBC”-së nga Kajroja thotë se Shefiku ende nuk ka pretenduar fitoren, porse do të ishte një surprizë e madhe të mos deklarohej fitues. Ai thotë se Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura duket se po punon mbi supozimin që Mursi do të jetë Presidenti i ardhshëm.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-06-19 15:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›