Romney: Rusia kundërshtare e SHBA-së

“Natyrisht që nuk jemi armiq. Nuk jemi në konflikt, nuk ka Luftë të Ftohtë. Megjithatë, Rusia është një kundërshtare gjeopolitike dhe është e qartë se Rusia ka synime, të cilat bien ndesh me interesat kombëtare të SHBA-së”, theksoi Romney.
Ai theksoi se Rusia në vazhdimësi kundërshton aksionet e SHBA-së në OKB.
Romney, i cili do të jetë rival i presidentit aktual amerikan, Barack Obama, në zgjedhjet presidenciale, të cilat zhvillohen në nëntor, kritikoi Obamën për “rifreskimin” e marrëdhënieve me Rusinë, duke theksuar se është ky një gabim i madh.
Në mars, Romney pat deklaruar ase “Rusia është armiku numër një gjeostrategjik i SHBA-së”.
Këto deklarata ai i bëri vetëm një ditë pas takimit të Obamës me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjina të samitit të grupit G20 në Meksikë.