Assange lirohet me kusht

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 16:49
Themeluesi i faqes se Internetit, Wikileaks Julian Assange është liruar me kusht nga një gjykatës këtu në Londër.
Assange bëri të po bën paraqitjen e dytë në gjykatë këtu në Londër për të kërkuar lirimin e tij me kusht.
Ai u vendos në gjendje arresti javën e shkuar kur iu dorëzua policisë britanike pasi Suedia lëshoi një fletëarrest ndërkombëtar për të.
Prokurorët suedezë kërkojnë ekstradimin e tij për ta marrë në pyetje për akuzat për sulme të natyrës seksuale, akuza që ai nuk i pranon.
Assange thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht për të diskretituar faqen e internetit Wikileaks, pas botimit të dhjetëra mijëra dokumenteve konfidenciale amerikane. /bbc/