KE-ja nuk prononcohet për raportin e Martit

Këshilli i Evropës nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka hedhur poshtë shkrimin në gazetën britanike "The Guardian", i cili bazohet ne raportin e Dik Martit, raportuesit te KE-së.
Zëdhënësi i këtij institucioni Francesko Ferrer deklaroi se raporti i Dik Martit do të diskutohet dhe pritet të miratohet në Komitetin e Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut paraditen e së enjtes.
Pas miratimit nga ky Komitet, raporti do të bëhet publik ndersa do të diskutohet në Asamblenë e Parlamentare të KE-së më 25 janar.
Vetë raportuesi Marti do të dalë në një konferencë për shtyp në Paris në orët e para të pasdites të 16 dhjetorit.
Dik Marti është emëruar nga Komiteti për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në qershor të 2008-ës për të hetuar akuzat e paraqitura nga ish kryeprokuroja e Gjykatës së Hagës, Karla Del ponte për trafik organesh nga ana e UÇK-së.
Vendimi erdhi pas kërkesës së bërë nga 17 anëtarë të KE-së.