E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mocioni shkakton grindje

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 18:00

Mocioni i social-demokratëve për Qeverinë Gruevski është shoqëruar me debate të ashpra në Parlamentin e Maqedonisë.

Deputetët e shumicës dhe të opozitës kanë debatuar ashpër për shpërbërjen e parlamentit dhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Deputetët e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) theksuan se qeveria ka humbur legjitimitetin, sepse s’ka arritur të realizojë programin e saj.

“Maqedonia është në krizë. Zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza është ballafaqimi me qytetarët. Vetëm ashtu legjitimitetin për të vazhduar qeverisjen”, tha deputetja e LSDM, Vesna Bendevska.

Megjithatë, për deputetët e shumicës vendi s’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

“Kolegët e LSDM janë të pasinqertë, sepse ata kërkojnë zgjedhje, por e lusin Zotin që të mos mbahen”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE, Aleksandar Spasenovski.

Propozimi për mocion ndaj qeverisë i ka konfrontuar edhe deputetët shqiptarë. Xhevat Ademi i BDI’së, theksoi se pa zgjidhjen e kontestit të emrit s’do të ketë as zgjedhje. Ndërkohë që deputeti i DR, Sulejman Rushiti, e quajti BDI’në një vegël të kryeministrit, sepse vendimet i merr sipas direktivave të tij.

“Bëjeni të paktën një akt burrëror dhe votoni ndryshe nga ajo që ju ka thënë Gruevski”, tha Rushiti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›