E Diel, 1 Nëntor 2026

Të mërkurën nis regjimi pa viza për Shqipërinë e Bosnjën

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 17:42

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës që nga e mërkura do të lëvizin lirshëm në zonën e Shengenit.

Muajin e kaluar ministrat e brendshëm të BE-së u pajtuan që të heqin vizat për këto dy shtete, por data e saktë nuk ishte e qartë.

Tanja Fajon, eurodeputetja e cila ndjek çështjet e Shengenit në Ballkan tha se procesi përmbyllet të mërkurën.

Ajo tha se do të marrë pjesë në një ceremoni në Sarajevë dhe do të udhëtojë në Parlamentin Evropian të BE-së në Strasburg të Francës së bashku me një grup të qytetarëve boshnjakë, që do të kenë privilegjin të udhëtojnë pa viza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›