E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autonomia vendore, Rama: Kriza dëshmoi degradimin e shtetit

Partia Socialiste ka mbledhur sot tryezën për autonominë e pushtetit vendor ku është prezantuar edhe program i saj për një “Rilindje Shqiptare” .Në fjalën e tij kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se kriza e fortë që u përball vendi si pasojë e deborës nënvizoi edhe njëherë se shteti ishte i paralizuar përballë tërbimit të motit.
 

“Kjo krizë e fortë sigurisht e shkaktuar nga tërbimi i motit por e nënvizuar nga fakti se strukturat e qeverisë që duhet të parashikonin dhe të evitonin përballjen me krizën nënvizoi qartësisht domosdoshmërinë e një ndryshimi që çdo shqiptarë e ndihen të nevojshëm çdo ditë e më shumë” ka theksuar Rama.
 

Ai ka shtuar më tej se në këtë krizë u pa qartë se shteti nuk funksion dhe strukurat shtetërore e paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë parashikimet e nevojshme praktikisht nuk ekzistojnë. “Strukturat që paguhen për të bërë gjithçka që i takon shtetit për marrjen e masave parandaluese janë kthyer në xhepa fallco që mbushen vetëm për nevojat e pushtetit nga rrogëtar që vijnë drejpërsëdrejti nga partitë e qeverisë. Strukturat që duhet të menaxhojnë emergjencën janë kthyer në zyra punësimi për njerëzit e partive dhe të qeverisë të cilët janë aty për të nisur vrapin elektoral të radhës ” ka shtuar Rama.

Rama ka theksuar gjithashtu se kjo krizë nënvizoi degradimin e pushtetit vendor si një hallkë e patjetërsueshme e një shteti demokratik që është dobësuar me politika dhe ligje degraduese.  “Polikat e ndjekura në raport me pushtetin vendor kanë synuar vetëm një gjë, ngushtimin e hapësirave të krijuara nga kushtetuta dhe karta europiane për autonome vendore. Ligjet e amenduara me kanë treguar synimin për të ngushtruar sferën e kompetencave të pushtetit vendor” ka theksuar më tej Rama.

Kryesocialisti Rama, akuzoi qeverisjen demokratike se ka abuzuar me fondet dhe kjo sipas tij shihet në shpërndarjen e padrejtë të tyre në bashkitë dhe komunat e vendit.

“Sjellja e qeverisë është nënvlerësim dhe abuzim me pushtetin venior, që shihet qartë në shpërndarjen e fondeve në qeverinë vendore, qoftë në goditjet absurde ndaj tyre duke gjobitur personalisht qytetarët e bashkive për shkaqet që nuk kanë lidhje me rolin e tyre ligjior dhe institucional që duhet parë dhe kuruar në kuadër të një qeverisje vendore. Politizimi i tejskajshëm i marrëdhënieve të qeverisjes vendore është karakteristikë e qeverisjes së këtyre viteve të qeverirjes demokratike, dhe varfërimi i tyre ëhtë karakteristikë e qeverisjes demokratike” theksoi më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›