E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange në episodin jubilar të ‘The Simpsons’

Seriali i animuar, i njohur gjithkund në botë ‘The Simpsons’ ka shënuar transmetimin e episodit të 500-të të tij.

Episodi i shfaqur të shtunën mbrëma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati si mysafir themeluesin kontrovers të Wikileaks-it Julian Assange.

Producentët e ‘The Simpsons’ thanë se Assange, që ndodhet nën arrest shtëpiak në Britani të Madhe duke luftuar ndaj ekstradimit në Suedi ku kërkohet nën akuzat për krime seksuale, e ka regjistruar zërin e tij për episodin në fjalë përmes telefonit.

Assange është dënuar nga qeveria amerikane se ka publikuar mijëra kabllo diplomatike amerikane dhe mesazhe ushtarake përmes uebsajtit Wikileaks.

Assange iu bashkohet super yjeve të popullarizuar si Michael Jackson, Elizabet Teylor, themeluesit të ‘Playboy’, Hju Hefner dhe ish kryeministrit britanik Tony Blair, zëri i të cilëve po ashtu është përdorur në episodet e serialit të njohur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›