Jemeni zhvillon zgjedhjet presidenciale

Në Jemen po zhvillohen votimet për zgjedhjen e presidentit.
Bëhet fjalë vetëm për një kandidat, Abed Rabo Hadi, zëvendësin e Ali Abdullah Salehut, i cili ka qeverisur vendin për 33 vjet.
Zgjedhjet janë pjesë e marrëveshjes së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Salehut dhe opozitës.
Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, ka detyruar Salehun të largohet.
Jemeni, vendi më i varfër i rajonit, është bërë shënjestër e Al Qaedës, sidomos në jug, ku aktivistët theksuan se do t’i bojkotojnë zgjedhjet.
Aktivistët jugorë akuzojnë veriun për marrjen e burimeve të tyre dhe për diskriminim kundër tyre.
Në prag të zgjedhjeve, persona të armatosur kanë sulmuar tri vendvotime në jug.